Bashkim Fino ndahet nga jeta, ditë zie në nderim të ish kryeministrit


Me vendim të Këshillit të Ministrave, sot u shpall ditë zie kombëtare në nderim të ish Kryeministrit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar Bashkim Fino, i cili humbi jetën nga një arrest kardiak pas infektimit me virusin C-19.

Në të gjitha institucionet publike flamuri ulet në gjysmë shtizë dhe homazhet për ish Kryeministrin dhe deputetin e 6 legjislaturave parlamentare do të mbahen në hollin e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, 58 vjeç, u infektua pak javë më parë dhe po iu nënshtrohej mjekimeve të specializuara, por ndërsa po imunizohej nga virusi, pësoi papritur arrest kardiak, mëngjesin e së hënës.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pezullimin e aktiviteteve elektorale të Partisë Socialiste në mesazhin e tij ngushëllues dhe pak minuta më parë e shpalli ditë zie kombëtare, ditën e sotme në nderim të ish Kryeministrit dhe një prej figurave politike me reputacion të lartë në Shqipëri.

Mesazhe ngushëllimi përcollën edhe Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, i cili anulloi takimin elektoral në Fier në nderim të Bashkim Finos, duke e vlerësuar atë si një zë të rëndësishëm në stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit.

Edhe ish Kryeministri Sali Berisha shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos, duke e cilësuar atë si një nga personalitet më të spikatura të politikës shqiptare. Në statusin e tij homazh, ish Presidenti vlerësoi kontributin e ish Kryeministrit Bashkim Fino në trazirat e 97-ës për krijimin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *