Zgjedhjet, Yuri Kim: Pse keni frikë nga Tom Doshi!
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, znj. Yuri Kim, kërkoi llogari për heshtjen e disa forcave politike lidhur me kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit 2021, për të cilin ripublikoi njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se anëtari i Parlamentit të Shqipërisë nuk mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion domethënës. Diplomatja e lartë shkruan në statusin e saj në twitter se @pdshqipëri dhe të tjerë nuk e duan në parlament dikë që është përcaktuar nga SHBA-të, si i përfshirë në korrupsion domethënës dhe kërkon nga partitë e tjera të mos heshtin, pasi sipas saj votuesit do të kuptojnë se jeni aleatë të tij.
Ndërkohë në një deklaratë më të drejtpërdrejtë gjatë një interviste televizive në “ABC news”, përfaqësuesja amerikane tha se priste që prokurorët të bënin punën e tyre tanimë që KQZ ka kërkuar verifikime për 11 kandidatë të forcave të ndryshme politike në vend.