Prokurori rikthehet në gjykatë, nis rivlerësimi i tij në KPA
Prokurori rikthehet në gjykatë, nis rivlerësimi i tij në KPA.
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nisi shqyrtimi gjyqësor i ankimit të Komisionerit Publik kundēr vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë.
Në parashtrim të shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik, z. Florian Ballhysa bazuar edhe në rekomandimin e ONM-së për të ushtruar ankim, argumentoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është në përputhje me juridiksionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Komisioneri Publik i qëndroi edhe kërkimit të ankimit për shkarkimin nga detyra të subjektit tē rivlerësimit për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cënim të besimit të publikut.
Subjekti i rivlerësimit, Artan Madani, përmes avokatit të tij, prapësoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, pa përmendur në asnjë moment se ky ankim është bazuar edhe në konstatimet e rekomandimit të ONM-së.
Për shkak të volumit të parashtrimeve të ankimit dhe prapësimeve nga pala mbrojtëse, seanca në Kolegj u ndërpre herë pas herë, në zbatim të protokolleve shëndetësore Covid-19.