Mitchel në Shkup: Zgjidhje afatgjatë për emrin

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Zoran Zaev, ai e bëri të qartë se nevojitet një zgjidhje afatgjatë për emrin, me angazhimin e të dyja palëve. Zgjidhja e konfliktit sipas tij, do të hapte rrugën drejt integrimit të Maqedonisë në NATO e BE.
“Është e nevojshme një zgjidhje afatgjatë. Janë bërë përpjekje të mëdha dhe ekziston një mundësi shumë e mirë për t’i dhënë fund këtij problemi”, tha Wess Mitchel, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën.
Ndërkaq kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se të dyja palët, maqedonase dhe greke janë dakord që procesi të vazhdojë nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara, ku duhet bërë verifikimi përmes rezolutave dhe votimit.