Pse votojmë qeveritë që nuk i duam?

Nga Vesko Garçeviç – Zgjedhjet e fundit në Beograd vërtetuan edhe njëherë se ballkanasit nuk i duan qeveritë e tyre, por sërish votojnë partitë që janë në pushtet.
Kur isha ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi në Vjenë, Vuk Draskoviç, në atë kohë ministër i Jashtëm më tregonte një anekdotë për “opozitarizmin e tij të lavdishëm” si kundërshtari kryesor i Sllobodan Millosheviçit.
Jemi në fillim të viteve ’90. Gjatë fushatës elektorale në një nga zonat rurale të Serbisë Lindore, Draskoviç po zhvillonte një takim me fermerët, që e lanë pa fjalë me logjikën dhe argumentin e dhënë se përse nuk do të votonin për partinë e tij. “Do të të votojmë kur të vish në pushtet!”, i thanë ata.