“AztraZeneca” ndal infektimin, Franca: S’ka efekt për mbi 65-vjeçarët

“AztraZeneca” ndal infektimin, Franca: S’ka efekt për mbi 65-vjeçarët

Vaksina e prodhuar nga kompania anglo-suedeze “Oxford-AstraZeneca” mund të zvogëlojë përhapjen e koronavirusit. Lajmi i shumë pritur u dha nga Sekretari britanik për Shëndetësinë, Matt Hancock.

Në një postim të tij në Twitter, zyrtari britanik njoftoi se, rezultatet e studimit tregojnë për një efekt thelbësor të vaksinës “Oxford-AstraZeneca”në ndalimin e transmetimit të virusit.

Sekretari për Shëndetësinë në Britaninë e Madhe rikonfirmoi zbulimin edhe në BBC, duke dhënë më shumë siguri se çdo person i vaksinuar do të mbrojë indirekt shumë persona të tjerë për të mos u infektuar me Covid- 19-të.

Por, ndërsa Britania e Madhe njofton studimin jetik për miliarda njerëz në Botë, të frikësuar nga pandemia, Franca njoftoi se vaksina “Oxford-AstraZeneca”nuk ka asnjë efekt te grupmosha e popullsisë mbi 65 vjeç. Autoriteti i Lartë për Shëndetësinë, atje, rekomandoi qeverinë të vaksinojë vetëm personat nën moshën 65 vjeç, pasi ende nuk ka të dhëna për efektshmërinë e vaksinës te grupmoshat më të rrezikuara nga virusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *