Programi PD për Shëndetësinë: 1200 euro paga e mjekut, 700 e infermierit

Programi PD për Shëndetësinë: 1200 euro paga e mjekut, 700 e infermierit

Demokratët publikuan programin për Shëndetësinë, me fokus pacientët, personelin mjekësor dhe investimet për riorganizimin e shërbimit të shëndetit publik sipas standardeve ndërkombëtare.

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, në zbërthim të platformës së tij qeverisëse u zotua për rritjen e vëmendjes tek pacientët dhe personelin mjekësor përmes shtimit të buxhetit për shëndetësinë. Në dokument strategjinë e publikuar të hënën, Partia Demokratike angazhohet të paguajë mjekët 1200 euro në muaj dhe infermierët 700 euro.

Politika e rritjes së pagave në programin e Partisë Demokratike për Shëndetësinë synon, jo vetëm përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, por edhe zvogëlimin e numrit të mjekëve dhe infermierëve, që largohen nga Shqipëria për një rrogë më të lartë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *