“Listat e hapura” për pushtete të mbyllura!

Foto: ata.gov.al

Në “paktin amerikan PS-PD” për Reformën Zgjedhore, po këmbëngulet të shtohen nenet për “listat e hapura” dhe “pa koalicione parazgjedhore”.

Të dy kërkesat u artikuluan nga opozita parlamentare, menjëherë pas deklaratës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili përshëndeti firmosjen e paktit zgjedhor dhe këshilloi hartuesit të draftonin ligjin elektoral, gati për miratim.

Një dorë e padukshme, por me përvojë në taktikat elektorale, po aktivizon ish-ministra e po ngre nga shtrati deputetë, për të firmosur kërkesën për “lista të hapura” e “për pushtete të mbyllura” nga koalicionet.

Kryetari i PS-së, Edi Rama, i dha autoritet “kërkesës së listave”, duke qëndruar për shumë kohë në Kryesinë e Kuvendit, me firmëtarët. I habitshëm, ky durim i Kryeministrit e ky investim mediatik, për ata, të cilët nuk lë rast pa “i bullizuar” nga foltorja e Parlamentit.

Analistët e politikës po e akuzojnë hapur Kryeministrin se, po përdor deputetët e ”fund-listave”, për të penguar zgjedhjet në koalicion të opozitës në bojkot paralamentar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *