Kërkohet shkarkimi i gjyqtares Irena Gjoka

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, znj. Irena Gjoka.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e konfirmoi në detyrë ish gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, më datë 26 shkurt 2020, duke e certefikuar në tri kriteret e rivlerësimit.

Por, Komisioneri Publik Darjel Sina, në shkaqet e ankimit argumenton se, vendimi i KPK-së është dhënë në interpretim të gabuar të dispozitës kushtetuese dhe ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Vendimi u ankimua të premten dhe në dokument-ankimin e firmosur nga Komisioneri Publik i kërkohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të riçelë hetimin për gjyqtaren dhe në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të vendosë ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin e saj nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *