Shqipëria 104 të infektuar, dy pacientë humbën betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit

Rritet numri i të infektuarëve me coronavirus. Autoritetet shëndetësore njoftuan se 104 persona janë të infektuar me coronavirus në Shqipëri. 15 raste të reja u diagnostifikuan në 24 orët e fundit, ndërsa fatkeqësisht ndërruan jetë dy pacientë, njëri prej tyre 43 vjec.
Më poshtë numri i personave të infektuar sipas njësive administrative:
68 në Tiranë
7 në Durrës
2 në Lushnje
2 në Elbasan
12 në Fier
2 në Rrogozhinë
3 në Kavajë
3 në Korcë
4 në Vlorë
1 në Shkodër
Në kushte spitalore ndodhen 49 pacientë, ndërsa 51 të infektuarit e tjerë në karantinë të detyruar, mes tyre edhe 5 pacientët e shëruar nga COVID-19.
Fatkeqësisht betejën me COVID-19 e humbën 4 pacientë shqiptarë, nga koha e shpërthimit të pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale këshilloi qytetarët që për sëmundjet kronike të konsultohen me mjekët përmes linjës telefonike të dedikuar 0800 40 40.
Për rastet e urgjencave dhe rastet e infektimit me COVID-19, qytetarët duhet të telefonojnë numrin unik 127 të Urgjencës Mjekësore.
Ndërkohë pranë urgjencave të QSUT-së dhe të Spitalit të Traumës janë vendosur çadra për triazhimin e të sëmurëve.