Gjermania paketë të paprecedentë financiare, Merkel “negative” nga COVID-19

Kabineti Merkel miratoi këtë të hënë një paketë të paprecedentë financiare për të mbështetur ekonominë gjermane, e njohur si ekonomia me e madhe europiane. Referuar AFP-së, qindra milionë euro janë aprovuar për përballimin e situatës së krijuar pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 në Gjermani.
Masat financiare të propozuara nga kabineti Merkel, në ndihmë të bizneseve, punonjësve dhe familjeve priten të miratohen së shpejti nga Budenstagu gjerman.
Kancelarja Angela Merkel e ka drejtuar mbledhjen e kabinetit online nga shtëpia e saj, pasi nga dita e djeshme ajo është vetëizoluar pas informacionit se mjeku që ajo takoi pak ditë më parë ishte infektuar me COVID-19.
Zëdhënësi i Merkel njoftoi pasditen e së hënës se Kancelarja rezultoi negative në testin e parë të COVID-19 dhe konfirmoi se ajo do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj nga shtëpia.