“Debati i madh” në Paris dhe “Bashkëqeverisja” në Tiranë
Sociologët në Francë mendojnë se teza e Presidentit Emmanuel Macron për “Debatin e madh” të demokracisë me pjesëmarrje, rrezikon të mbetet një ”flluskë politike”.
Zv Presidentja e Universitetit “Bordeaux”, Sandrine Rui, në një intervistë për të përditshmen franceze “Le Monde” komenton thirrjen e Presidentit Macron për ” Debatin e madh kombëtar”. “Kjo thirrje e Presidentit mund të shërbejë si një leksion në politikë, pas krizës së prodhuar nga lëvizja e“ xhaketave të verdha”, por nuk mendoj se mund të prodhojë zgjidhje”. Njerëzit sipas sociologes së njohur, presin të merren vendime dhe kjo ende nuk po ndodh.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shpalli në janar nismën “ Debati i madh kombëtar”, në të cilën referuar statistikave, mendohet të jenë përfshirë mbi 1.5 milion francezë.
E nëse flasim nga Tirana e sotme, “Debati i madh” për pushtetin në “Elysee”, duket si një kopje e “Bashkëqeverisjes” për pushtetin personal të një Kryeministri.

