Trishtim planetar në Paris, digjet katedralja “Notre Dame”

Simboli i Parisit, katedralja “Notre Dame” u shkrumbua në pak minuta. Historia e 10 shekujve, u rrëzua nën “këmbët” e parizienëve dhe verboi sytë e miliona teleshikuesve, të mbërthyer në ekranet e televizioneve botërore që transmetuan direkt ngjarjen e trishtë në kryeqëndrën franceze.
Fotoreporterët e agjencisë franceze të lajmeve ‘’AFP” fiksuan në aparatet e tyre flakët që përpijnë “shtëpinë e lutjeve”.

