Elbasan, Rama premton bashkëqeverisje me studentët e 10-ve

Kabineti qeveritar i riformatuar zhvendoset në Elbasan në një mbledhje të panjoftuar qeverie. Kryeministri përmes një statusi në twitter la të kuptohet se do të bashkëqeveris me studentët. Artikulohet punësimi në administratë i të diplomuarve me mesatare mbi 9-të, një ditë para ultimatumit të studentëve për rifillimin e protestës poshtë zyrës së Kryeministrit.

Në reflektim të revoltave studentore, Kryeministri i Shqipërisë një javë më parë njoftoi shkarkimin e 7 ministrave në kabinetin e tij qeveritar dhe riformatimin e tij me një ministri më shumë, duke rikthyer ministrinë pa portofol për marrëdhëniet  me Parlamentin.

Në postet e rëndësishme ministrore, Kryeministri emëroi dy të rinj nga Kosova të cilët mbanin postet e zëvëndësministrit në ministrinë për Evropën dhe Punët e jashtme dhe Ministrinë e Arsimit. Në kabinet futen bashkëpunëtorë të Edi Ramës në Kryeministri dhe në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur drejtonte institucionin.

Kandidaturat ministrore u kontestuan në median sociale, si klane të familjes kryeministrore, por Edi Rama në një mesazh ironik la të kuptohet se ‘’armiqtë’’ e qeverisë janë duke mbjellë pemë.

Zyra e Presidentit të Republikës njoftoi  të shtunën  dekretimin e pjesshëm të emërimeve të Kryeministrit, duke lënë pezull dekretin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *