Bebe Rexha nuk heziton të thotë se…
Bebe Rexha ka vendosur të flasë pa doreza, për peshën e saj.Ditën e djeshme, ajo ka publikuar një foto në Instagram, përbri të cilës shkruan:
Më falni, por m’u desh ta bëja! Po, kam shtuar peshë, sepse jam njeri dhe më pëlqen të ha. Dhe kur ha karbohidrate, të pasmet zmadhohen. E dini çfarë? E dua fundshpinën time të madhe!!!! Jo çdo këngëtare do të jetë e masës 0, e dobët dhe me pamje prej modeleje.
Nëse kjo është ajo që doni nga unë, e keni kot. Jam lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time”- ka shkruar këngëtarja.