Presidenti Trump paguhet më pak se Kim Kardashian

Kim Kardashian gjeneroi një pafundësi të ardhurash pas një fotoje që postoi në vitin 2015. E keni idenë sa është shifra që fitoi ajo, plot tri vjet më parë e në vazhdim?
Kim Kardashian u pagua plot 500 mijë dollarë për një postim në vitin 2015, për “Diclegis”, një kompani mjekësore, në Duchesnay USA dhe mori gjithë këto para nga revista mjekësore STAT.
Për ta krahasuar, paga e presidentit amerikan është 400 mijë dollarë.
Kjo nuk është asgjë, sepse Kim fiton 100 mijë më shumë se kjo vetëm në një ditë.
Në fakt, Kim u ndesh një reagim të madh nga dy përdorues droge në SHBA dhe Kanada, sepse në atë postim nuk përfshiu asnjë risk pas marrjes së shërbimit mjekësor.
Ajo e fshiu shpejt postimin, por jo pa i dhënë vëmendjen e duhur publicitetit.
Në fakt, shitjet e ilaçeve u rritën me 21 për qind atë vit, sipas firmës IQVIA! Ky është vetëm një tregues i fuqisë së 114 milionë fansave të Kim Kardashian.
Pas gjithë kësaj, Kim ka postuar për “Diclegis” në Instagram edhe dy vjet më vonë, në korrik 2017, një postim që nuk u hoq kurrë.
Nuk dihet sesa shumë është paguar për reklamën e dytë, por e sigurt është se shifra ka qenë e majme.