PD i përgjigjet sulmeve të Ramës: Koha jote ka mbaruar!
Një ditë pas lajmit të mosçeljes së negociatave me BE-në Kryeministri Rama i adresoi një sërë akuzash opozitës, si të vetmit kundërshtarë realë dhe si pengesë.
Nuk ka vonuar reagimi i parë nga ana e opozitës. Në rrjetin social është përgjigjur nënkryetari i PD-së Edi Paloka, i cili shkruan se koha e kryeministrit Rama ka marrë fund dhe se ai nuk do të ketë një shans tjetër, për të vonuar e zvarritur edhe me një vit Shqipërinë e shqiptarët drejt BE-së.
Statusi i Palokës
Koha e Edi Ramës ka mbaruar!
Ai është dështimi më i madh i Shqipërisë në këto 28 vjet.
Ka thyer çdo rekord negativ të paraardhësve socialistë, duke stopuar për 5 vjet integrimin e Shqipërisë.
Edi Rama nuk mund dhe nuk do ta ketë shansin që të zvarrisë shqiptarët edhe një vit tjetër për të marrë një refuzim tjetër. Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur!
Koha e Edi Ramës ka mbaruar!
Rojtar.com