BE nuk i hap rrugë negociatave me Shqipërinë: Jo progresi i dëshiruar

Eurokomisioneri Johannes Hahn lajmëroi se negociatat për në BE, do të shtyhen në vitin 2019, për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas Hahn, nëse këto shtete do të tregojnë progres në reforma, atëherë do të jenë gati për çeljen e negociatave.

Në një reagim në ‘Twitter’, Hahn shprehet se ky është sinjal shumë i rëndësishëm për rajonin, se progresi i bërë shpërblehet.

“Rrugëtimi drejt çeljes së bisedimeve të anëtarësimit, në qershor të vitit 2019, është i qartë. Një sinjal domethënës ky për rajonin, se progresi shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vetë BE-së”, – ka theksuar komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn./Rojtar.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *