Anna Wintour dhe disa këshilla: Suksesi?.. Besimi në vete!

Drejtore e revistës me të rëndësishme të modës “Vogue”, Anna Wintour njihet si një ndër gratë më të suksesshme.

Gjithmonë me syzet e saj dhe pa buzëqeshje në fytyrë, ajo e di më mirë se kushdo, si të arrijë aty ku dëshiron. Një grua e fortë dhe me shumë stil, Anna ndan disa këshilla të vlefshme bazuar në përvojën e saj të gjatë.

1. Të shkarkohesh nga puna nuk është fundi i botës. Anna Wintour ka punuar si asistente mode në vitin 1976 për ‘Harper’s Bazaar’ dhe më vonë është pushuar, por nuk e ka mohuar asnjëherë këtë fakt, përkundrazi shprehet se ka mësuar shumë prej saj.

2. Mos kini frikë nga dështimi, pasi është e rëndësishme që të kemi pengesa sepse ky është realiteti.
3. Ji i sigurt në vete edhe atëherë kur nuk ndihesh i tillë
4. Një ekip i lumtur është thelbi i mbarëvajtjes në punë
5. Duhet ta dashuroni punën që bëni dhe është e sigurt që suksesi do të vijë një ditë
6. Është shumë e rëndësishme ta merrni rrezikun në sy dhe të ndiqni instiktin
7. Natyrisht, duhet shumë besim te vetja
8. Dhe diçka e fundit; Nëse mendoni se nuk mund të jeni më i mirë se konkurrenti juaj, të paktën vishuni më mirë se ai.

 

Përgatiti: Rojtar.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *