“We are the world”, Micheal Jackson do ta linte botën 9 vite më parë
25 qershorin e 9-të viteve më parë, bota të humbte një prej legjendave më të mëdha të muzikës. Michael Jackson, mbreti i popit, do të ndahej nga jeta në mënyrë te papritur.

Mbeten të paharrueshme për të gjithë admiruesit, hitet e shumta të famshme të tij. Ai lindi më 29 gusht 1958, në Indiana, në një familje shumë të varfër, ku muzika ishte gjithçka.
Të gjithë pjesëtarët e familjes Jackson njiheshin për talentin në muzikë, ndaj i ati tij krijoi grupin muzikor “Jackson Five”. Grupi këndonte ku të mundnin, deri sa nënshkruan kontratën me shtëpinë e muzikës “Motown”.
Karrierën si solist, Michael Jackson do ta fillonte në vitin 1978. Në të njëjtën kohë, ai kishte marrë pjesë në xhirimet e një filmi, me aktoren Diana Ross, duke regjistruar kolonën zanore.
Gjatë kësaj kohe, Jackson njeh Quincy Jones, me të cilin do të kishte një bashkëpunim, teksa regjistroi albumin e parë si solist.

Michael Jackson u bë po kaq i famshëm për ndërhyrjet e shumta plastike, si edhe për maskat që mbante në publik.
Një prej këngëve më të famshme të tij, mbetet “We Are the World”, me Lionel Richie.
Ai është martuar me vajzën e Elvis Presley-t, Lisa Marie Presley, në vitin 1994, por çifti u nda pas dy vitesh. Më pas, Jackson u lidh me infermieren e tij dhe në vitin 1997, ata sollën në jetë fëmijën e parë.
Jackson është akuzuar për ngacmim ndaj fëmijëve, por procesi u mbyll në vitin 2005, duke e shpallur të pafajshëm këngëtarin.
Ai u nda nga jeta më 25 qershor të vitit 2009, por këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen edhe sot. /Rojtar.com