Kosovë-Shqipëri bisedime për telefoninë celulare, rezolutë për heqjen e tarifës për shërbimin Roaming

Kosovë-Shqipëri bisedime për telefoninë celulare, rezolutë për heqjen e tarifës për shërbimin Roaming

Tirana dhe Prishtina pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen  e tarifës së shërbimit Roaming në telefoninë celulare.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka konfirmon nisjen e bisedimeve zyrtare me Tiranën për jetësimin e rezolutave të miratuara në Parlament për shërbimin Roaming falas në thirrjet celulare Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas.

Ministri Lluka nis sot një vizitë zyrtare në Tiranë në kryesim të delegacionit, që do të negociojë me palën shqiptare plan strategjinë e zbatimit të rezolutës roaming një nismë e grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate në Kosovë.

Rezoluta për heqjen e tarifës së shërbimit roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës u miratua një javë më parë në Kuvendin e Kosovës. Dokumenti u bazua në një studim të kryer nga Insituti “GAP”, që merrte në referencë praktikën e vendeve të BE-së, të cilat në 2007 kishin hequr tarifën e shërbimit roaming, kur Komisioni Europian nisi aplikimin e”Euro-tarifave.”

Heqja e shpenzimeve të shërbimit roaming për përdoruesit e telefonisë celulare mes Kosovës dhe Shqipërisë u diskutua edhe në samitin për dixhitalizimin e Ballkanit Perendimor që u mbajt në Shkup në muajin shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *