Kukës, Arrestohet në Morinë kosovari i dënuar në Norvegji

Kukës, Arrestohet në Morinë kosovari i dënuar në Norvegji

Policia kufitare arrestoi në pikën doganore të Morinës në Kukës, një të kërkuar nga autoritetet norvegjeze.

Burimet nga policia lokale konfirmuan arrestimin e shtetasit kosovar, Istref Tahirukaj.

Një gjykatë norvegjeze, në 2003 e kishte dënuar Tahirukajn me 10 vite burg.

49 vjeçari nga Deçani akuzohej për transport  të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Kosovari ishte shpallur prej 15 vitesh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *