Prishtinë, Kurti: Mitrovicën nuk e lëshojmë për karrigen në OKB

Prishtinë, Kurti: Mitrovicën nuk e lëshojmë për karrigen në OKB

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë, Albin Kurti kundërshton marrveshjet e fshehta që sipas tij rrezikojnë një ricopëzim të hartës së Kosovës.

Në takimin me Raportuesin e Bashkimit Europian, Igor Sholtes, politikani nacionalist në Kosovë, Albin Kurti deklaroi se bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB, që sipas tij po premtohet pa mbulesë.

Albin Kurti kritikoi edhe vendimarrjen e EULEX  dhe e quajti të dështuar misionin e saj 10-vjeçar në Kosovë.

“Tash kur shënojmë një dekadë të EULEX, mund të themi se ai ka dështuar sa i përket krimeve të Luftës dhe atyre të Paqes”- deklaroi    Kurti.

Në deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje për takimin e Albin Kurtit me raportuesin e BE-së, informohet se pjesë e bisedimeve ishte edhe situata politiko-ekonomike në Kosovë.

Ndërkohë në një konferencë për shtyp në Prishtinë, duke rikonfirmuar misionin faktmbledhës për ecurinë e kushteve të liberalizimit të vizave me Kosovën, raportuesi i BE deklaroi se në fund të vitit pritet të jepet vendimi i shumëpritur për kosovarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *