Arabia Saudite, nga sot i lejon edhe gratë në timon

Arabia Saudite lejoi sot shpërndarjen e patentave edhe për gratë, kjo tri javë pas hyrjes në fuqi të dekretit mbretëror që autorizon gratë të ngasin makinat, në këtë vend mysliman ultra konservator.

Arabia Saudite është i vetmi vend në botë, ku gratë nuk kanë të drejtë të ngasin makinën.

Në shtator 2017, mbreti Salmane kishte njoftuar për ndryshimin e ligjit në qershor 2018, në kuadër të reformave të frymëzuara nga princi trashëgimtar, Mohammed ben Salmane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *