Hugh Grant do të shkojë në altar… më në fund

Aktori britanik, i njohur për rolet e tij si joshës në komeditë romantike, do të martohet me Anna Eberstein, duke i dhënë fund beqarisë në moshën 57-vjeçare.
Më në fund, “beqari i përjetshëm” arriti të përshtatet. Kjo është martesa e parë për Hugh Grant, që u zbulua në filmin “Katër dasma dhe një funeral”. Aktori dhe Anna Eberstein, janë të lidhur prej gjashtë vjetësh dhe kanë tre fëmijë.
Banderolat e dasmave u publikuan në Kensington, një lagje e pasur në Londrën perëndimore, ku çifti ka një shtëpi, raporton “The Sun”.
Sipas ligjit britanik, banderolat duhet të publikohen tri javë para ceremonisë martesore, në pritje.