Administrativja rrëzon Ramën, ia kthen Universitetit Kopshtin Botanik

Gjykata Administrative ka dhënë sot vendimin lidhur me pronësinë e Kopshtit Botanik, duke rrëzuar Vendimin e Këshillit të Ministrave që ia kishte caktuar pronësinë e tij bashkisë së Tiranës.

Pas një përplasjeje gjyqësore, Universiteti i Tiranës do të ketë përsëri pronësinë e Kopshtit Botanik që vlerësohet si një qendër e rëndësishme kërkimore, dhe jo si qendër rekreative sic e kishte konsideruar qeveria dhe bashkia e Tiranës.

Gjykata hodhi poshtë vendimin e Këshillit të Ministrave të 17 qershorit të vitit të kaluar, sipas të cili Kopshti Botanik i kalonte në pronësi Bashkisë së Tiranës; vendim që provokoi reagimin e Universitetit të Tiranës, stafit pedagogjik dhe studentëve të këtij Universitetit që ndërmorën protesta të shumta. Reagimet u finalizuan me depozitimin e një padie në Gjykatën Administrative. Opozita dhe mediat akuzuan qeverinë dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës se me atë VKM, kishin në plan t’u hapnin rrugë ndërtimit të kullave dhe pallatave në zonën e Kopshtit Botanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *