Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës
Vjosa Osmani që njihet për qëndrime të prera dhe të drejtëpëdrejta ka arritur të zgjidhet presidente e Kosovës, duke zgjidhur ngërcin institucional në Kosovë. Osmani që pritet të ketë rol unifikues në mesin e skenës së përçarë politike, u zgjodh me 71 vota pro saj, në rundin e tretë, pasi nuk arriti t’i sigurojë votat në dy rundet e para. Në votim morën pjesë edhe shumica e deputetëve të ish-partisë së saj, LDK-së.
Rugovistja, që në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi me listë të Lëvizjes Vetëvendosje, është politikania më e votuar nga zgjedhjet në historinë e shtetit të Kosovës.