Manastiliu: Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç
- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije nëpërmjet një statusi në facebook, se nga dita e hënë do të nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç.
Postimi i ministres:
Qendra e Vaksinimit në “Air Albania” – Aty ku të hënën, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, në çdo qendër shëndetësore, në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe derë më derë në komunitet.
***Një apel për të gjithë qytetarët, të vaksinohen sa më parë, pasi ka një alert të shtuar për prezencën e variantit Delta.
#ShqipëriaBuzëqesh