Hajdutët “impossible mission” me BMW-në e Tom Cruise
Makina e Tom Cruise u vodh, ndërsa ai xhironte skenat e filmit “Impossible mission”, por u gjet pak më vonë sapo u raportua ngjarja.
Aktori është shoqëruar gjatë gjithë kohës në Britani nga fansat e tij, të cilët kanë parë nga afër xhirimet e skenave të serialit të 7-të të filmit më të ndjekur prej më shumë se dy dekadash.

Policia britanike raportoi se BMW X7, në pronësi të aktorit ishte vjedhur në një hotel në Birmingham bashkë me bagazhet, që vlerësoheshin në mijëra paund.
Siç raporton BBC, makina u gjet më vonë në Smethwick, fare pranë hotelit nga u vodh.