Pentagoni aktivizon avionët tregtarë për evakuimin e afganëve
Pentagoni aktivizoi sot Flotën Ajrore Civile që do t’u mundësojë linjave tregtare ajrore të ndihmojnë administratën Biden në evakuimin e afganëve dhe amerikanëve të rrezikuar nga raprezalja e talibanëve.
Programi do të bëjë të mundur që 20 linja avionësh, përfshirë American Airlines, Delta Air Lines dhe United Airlines, mes të tjerash, të suportojnë evakuimin e shtetasve amerikanë dhe afganë me vizë specifike për emigrantët nga Evropa dhe Lindja e Mesme, raporton Ëall Street Journal.
Avionët civilë nuk do të hyjnë në Afganistan, ku administrata Biden po përpiqet të evakuojë mijëra njerëz nga aeroporti Hamid Karzai në Kabul, por do t’i shpërndajë të evakuuarit nga baza në vendet pritëse, Gjermani, Katar dhe Bahrein.