Ministrja e Arsimit vendos të shtyjë vitin shkollor, lajmin e njofton si spikere

Ministrja e Arsimit komunikoi sot vendimin për të shtyrë me dy javë nisjen e vitit shkollor 2021-2022.

Në komunikimin e saj online, përmes platformës qeveritare ERTV, ministrja Evis Kushi tha se, mësimi në institucionet e arsimit fillor dhe atij të mesëm do të nisë më 27 shtator.

Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021. Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

Ministrja e Arsimit përdori si argument kërkesën e hipotezuar për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, por deklarata e saj se gjatë kësaj periudhe, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, lë të kuptojë se diçka tjetër është bërë shkak, që viti i ri shkollor të nisë dy javë me vonesë.

Nëse ministrja do të kishte lënë mediat të ishin në konferencën e saj, do ta mësonim arsyen, por vazhdojmë jetojmë në kohën e ministrave spikera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *