Babai kalifornian vret dy fëmijët: Kishin ADN gjarpri!
Një burrë nga Kalifornia, i ndikuar nga teoritë konspirative të QAnon dhe Illuminati ”vrau dy fëmijët e tij të vegjël me një armë peshkimi, sepse, sipas tij, kishin trashëguar “ADN gjarpri’’ nga gruaja e tij dhe “do të ktheheshin në monstra kur të rriteshin.’’
Matteë Taylor Coleman, 40 vjec, e bëri këtë deklaratë te policët federalë, pasi u arrestua të hënën, sipas procesverbalit gjyqësor.
Coleman u reportua i humbur nga gruaja e tij më 7 gusht pasi ai doli nga shtëpia e tij në Santa Barbara me vajzën e tij 10-muajshe dhe djalin dy-vjecar, mori një ndenjëse makine për foshnjen dhe i coi ata në Rosarito, Meksikë, sipas dokumentave.
Dyshohet se i ka qëlluar në pjesën e gjoksit dhe është arrestuar nga patrulla doganore, ndërsa përpiqej të rihynte në SHBA, vetëm dy ditë më vonë, pohoi FBI-ja.
Policët kufitarë dalluan shenja gjaku në automjetin e tij dhe policia meksikane gjeti trupat e viktimave të të miturve që përkonin me përshkrimin e fëmijëve të Coleman-it.
I dyshuari i tha policisë federale se “ai besonte se fëmijët e tij do të ktheheshin në monstra kështu që duhet t’i vriste”.
Ai u akuzua për vrasjen e shtetasve amerikanë dhe u paraqit dje në një gjykatë të Los Angeles.