Bypass-i i Vlores, i hapur nxitimthi; bllokohet kalimi nga trafiku, rrezik rreshqitja e gureve
Bypass-i i Vlores duhet shmangur me çdo kusht nga udhetaret, te pakten derisa rruga te perfundoje plotesisht dhe te permbushe kushtet e udhetimit. Makina ne radhe per kilometra te tera ne rrugen e re te Lumit te Vlores sot ne mbremje, te hapur per qarkullim disa dite me pare. Per shkak te fluksit te pushuesve qe kthehen nga jugu per ne Tirane, por edhe per shkak te sistemit te paperfunduar te sinjalistikes, eshte shkaktuar radha e gjata e makinave. Gjithashtu, edhe mosvendosja e rrjetave mbrojtese anash rruges, e ben te rrezikshem kalimin, pasi mund te kete rreshkitje guresh ne çdo moment.