Vetizolohet Kate Middleton, pas një kontakti me COVID – 19
Pjesëtarja e familjes mbretërore Kate Middleton është vetizoluar pasi ka qenë në kontakt me dikë që është testuar pozitiv me koronavirus, bëri me dije sot pallati Kensington.
“Javës që kaloi Dukesha e Cambridge ka qenë në kontakt me dikë që është testuar pozitiv për COVID-19,” tha një zëdhënës i pallatit për New York Post.
“Shkëlqesia e saj nuk ka shfaqur ndonjë simptomë, por po ndjek të gjithë protokollin mbretëror dhe është vetizoluar në shtëpi.”
Dukesha 39-vjeçare — gruaja e princit William — u detyrua të mos shkojë në evenimentin e organizuar për 73 –vjetorin e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Britanik.
Princit William, i cili javën e kaluar mori pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të princeshë Dianës së bashku me vëllanë, princin Harry — nuk i është kërkuar të vetë-izolohet dhe kështu që kanë marrë pjesë në eventet e planifikuara.
Të dy, Kate dhe William morën dozën e parë të vaksinës në muajin maj.