Putin deklaron: “Kam bërë vaksinën Sputnik V”

Agjencia e lajmeve Reuters bën me dije se ditën e sotme, Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar publikisht se ka bërë vaksinën ruse Sputnik V kundër COVID-19, pasi më herët, gjatë këtij viti, në disa dalje publike, kishte refuzuar të deklaronte cilën vaksinë kishte marrë.

Kjo deklaratë e Presidentit rus vjen ndërsa është shtyrë aprovimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i kësaj vaksine me arsyetimin se u tejkalua afati për përpunimin e të dhënave brenda qershorit.
Sipas Fondit rus të Investimeve Direkte (RDIF), që është tregtuesi i vaksinës, vlerësimi nga EMA i Sputnik V është duke u kryer dhe çertifikimi i saj pritet të bëhet brenda muajit shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *