Kuvendi shkarkon Presidentin Ilir Meta me 104 vota pro

Kuvendi shkarkoi sot Presidentin Ilir Meta me 104 vota pro, 7  kundër dhe 2 abstenime.

Procedura për shkarkimin e Metës u nis nga 49 deputetë socialistë mbi pretendimin e shkeljes së Kushtetutës dhe më pas Kuvendi miratoi kërkesën e tyre për ngritjen e Komisionit Hetimor.

Komisioni Hetimor, pas miratimit të raportit i propozoi Kuvendit argumentet për shkarkimin e presidentit, një javë më parë.

Sa i përket procedurave në vijim, vendimi i Kuvendit duhet të shkojë brenda 5 ditëve në Gjykatën Kushtetuese.

Fillimisht, Gjykata Kushtetuese vendos me shumicë votash prej 5 anëtarësh shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore.

Në seancën, që duhet të jetë publike, marrin pjesë të paktën 2/3 e anëtarëve, pra 6 gjykatës të Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese më pas duhet të vendosë me shumicën e anëtarëve, me të paktën 5 prej tyre, për shkarkimin ose jo të Presidentit.

Gjykimi në “Kushtetuese” do të vlerësojë ,jo vetëm kushtetueshmërinë e procesit, që është ndjekur për shkarkimin e Presidentit, por edhe do të interpretojë nëse, Presidenti ka kryer shkelje të rënda, ashtu siç pretendohet nga parlamenti, që kontrollohet në mënyrë absolute nga Edi Rama, në cilësinë e tij si Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryeministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *