Sulm me armë në Florida, dy viktima dhe dhjetra të plagosur
Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi të befasishëm në një klub bileradoje në afërsi të Majamit, në Florida.
Policia lokale flet për një sulm të bandave rivale, të cilët sipas tyre nuk ka javë që nuk shkaktojnë tënsione në qytet.
Dëshmitarët në vendgjarje rrëfyen momentet e tmerrit, kur nga një mikrobus i bardhë dolën tre persona të armatosur, të cilët nisën të qëllojnë pa pushim mbi turmën e mbledhur në një klub, pas mesnate.
Dy prej viktimave nuk iu mbijetuan plagëve të marra nga armët e zjarrit, ndërsa nga të plagosurit, njëri prej tyre vazhdon të jetë në rrezik për jetën, pohuan autoritetet policore.
“Këta janë vrasës me gjak të ftohtë që qëlluan pa dallim në një turmë dhe ne do të kërkojmë drejtësi. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së viktimave“,- shkroi Drejtori i Policisë në Majami, në statusin e tij në Twitter.
Departamenti i Policisë në Majami, po kërkon që cilido që ka informacion në lidhje me personat që kanë qëlluar ose vendndodhjen e tyre të kontaktojë autoritetet.
“Kjo lloj dhune me armë duhet të ndalet. Çdo fundjavë, është e njëjta gjë, përfundimisht asgjë nuk është e rastësishme ”, tha Ramirez.
Të premten, një tjetër sulm në zonën e Majamit, la të paktën një person të vdekur dhe gjashtë të tjerë të plagosur.