UFO-t vizitojnë anijen amerikane, publikohet videoja
Sic raporton “New York Post”, regjisori që zbuloi pamjet e UFO-ve që sulmonin një anije luftarake në brigjet e Kalifornisë në vitin 2019, publikoi një video me pamje të reja të një radari, nëpërmjet së cilës pretendon se anija USS është vizituar nga objekte ajrore të paindentifikuara.
Jeremy Corbell pretendon se videoja u filmua nga Qendra Informative e anijes në 15 korrik 2019. Këtë muaj, ai publikoi videon e marrë në bordin e anijes, të një objekti misterioz, sferik që fluturon mbi anije para se të zhduket në oqean.
“Këto janë të dhëna elektro-optike që demonstrojnë një seri ngjarjesh me UFO në zonën e San Diego-s,” shkroi Corbell në Tëitter.
Klipi i ri i paklasifikuar tregon marinarët në bordin e Omaha duke vëzhguar nëntë UFO që vërshojnë në anije me shpejtësi rreth 160 milje / orë.
“Dreqi e marrtë, sa shpejt lëvizin”, dëgjohet të thotë një marinar, para se të shtojë, “Oh, po kthehet.”
Më parë, Pentagoni kishte konfirmuar autenticitetin e videos me tre ufo që Corbell kishte zbuluar në korrik të 2019-ës. /Përshtatur nga New York Post