Spanja fiton Europa League

Villarreal fitoi Europa League me penalltinë e portierit, pas afro 150 minutave lojë, që i ngjau më shumë një spektakli sportiv.

Spanjollët e treguan ambicien e tyre që në minutën e 29-të me golin e shënuar nga Gerard Moreno, duke i vënë në siklet anglezët e Manchester United, të pafat për të shënuar në disa raste të njëpasnjëshme.

Por pjesa  e dytë nisi me shans për anglezët të cilët barazuan në minutën e 54 duke qetësuar edhe tifozët, të cilët u përballën para ndeshjes edhe me dhunën e huliganëve polakë.
Finalja që u luajt në Poloni shkoi në lojë shtesë dhe ishte e destinuar të përfundonte në spektaklin e plot 10 penalltive të shënuara nga spanjollët.
Manchester United e humbi finalen nga penalltia e portierit.


 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *