Mesfushori anglez Dele Ali “kapet mat” me vajzën e bosit të Manchester City, Pep Guardiola
Ylli i skuadrës së futbollit të kombëtares angleze, mesfushori Dele Ali, 25 vjec — që në fakt nuk ka shënuar asnjë gol gjatë të gjithë sezonit të Premier League — është kapur duke u puthur me Marian, 20 vjec, në taracën e një bari në Londër.
Dele ka hedhur pas krahëve ndarjen me modelen Ruby Mae, 23 vjec. Dele, me një T-shirt të bardhë dhe kapele të gjelbër beisbolli, përqafohet dhe puthet me Marian, që mban veshur një hoodie të bardhë. Kuptohet që Dele është takuar për herë të parë me Marian, muajin e kaluar. Një i njohur i tyre tha për The Sun: “Dele dhe Maria duket se nuk e vrasin mendjen cfarë thonë të tjerët. Ata nuk u shqetësuan fare se kush i pa, edhe pse ishin në tavolinën përballë Dj-it. Edhe Dele, edhe Maria nuk lëvizën as qerpikun. Ata dukeshin shumë këndshëm së bashku”.
Maria që studion në Londër, është kthyer në një ikonë mode, për shkak të numrit të madh të njerëzve që e ndjekin online. Ajo është vajza më e madhe nga tri fëmijët që Guardiola ka me businesswoman Christina Serra./ The Sun