Bllokohet puna në kontrollin fizik të mjeteve, prishet sistemi 2 milionë euro
Mëngjesin e sotëm, është bllokuar puna në kontrollin fizik të mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale Tiranë, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, i cili është investim në shumën rreth 2 milionë euro dhe është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me fondet e buxhetit të shtetit. Ky problem në sistem ka shkaktuar radhë të gjata dhe ankesa nga ana e qytetarëve.