Paul McCartney në një koleksion pullash
“Royal Mail” ka zbuluar një album prej 12 pullash speciale, që nderojnë Sir Paul McCartney.
Koleksioni përmban tetë kopertina albumesh, të cilat kanë përcaktuar karrierën e tij, së bashku me fotot e Sir Paul, në studion e regjistrimit.
Ish-Beatle është autor i 188 albumeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar dhe është vlerësuar me më shumë se 60 çmime.
“Royal Mail” tha se, koleksioni i pullave ishte një nderim për një nga ikonat muzikore shumë të dashura dhe të respektuara të Mbretërisë së Bashkuar.
Koleksioni është një përzgjedhje e albumit të tij të parë solo në 1970, “McCartney”, deri tek albumi i tij më i fundit “McCartney III”, i publikuar gjatë karantinës 2020.
Koleksioni përmban gjithashtu edhe disa foto të kantautorit gjatë regjistrimeve në studiot e produksionit.
Koleksioni i pullave “McCartney” do të dalë në ankand këtë muaj dhe pason koleksionet e ikonave të muzikës David Bowie dhe Sir Elton John.