Britani, Rekord ankesash në BBC
BBC, publikoi një lajm të gazetës britanike “The Sun”, që i adresohej atij lidhur me ankesat e publikut për kronikat televizive, që iu dedikuan Dukës së Edinburgut, pas ndarjes së tij nga jeta.
100 mijë ankesa nga publiku thuhet në artikullin e “Sun”, mori BBC për programacionin.
Formatet televizive, të preferuara të britanikëve “East Enders” dhe “MasterChef”, u zëvëndësuan me programe të reja, ndërsa BBC 4 ndaloi të gjitha transmetimet.
BBC-ja u shpreh se, ndiheshin krenarë për mbulimin dhe rolin që ata luajnë në ngjarjet e shënuara kombëtare.
Sidoqoftë gjiganti i transmetimeve britanike, nuk pranoi të konfirmonte numrin e ankesave nga publiku.
Ky numër pritet të përfshihet në buletinin e ankesave të javës, që BBC-ja publikon të enjteve.
Një shifër prej 100 mijë ankesash do ta bënin mbulimin televiziv të vdekjes së Princit Philip, më të debatuarin në historinë e BBC-së.
Programet e BBC-së , që morën numrin më të madh të ankesave, ishin ai i drejtuar nga Jerry Springer, me 60 mijë ankime në vitin 2005 dhe tri vite më vonë programi më i kontestuar nga publiku me 40 mijë ankesa, ishte ai i aktorit të ndjerë, Andrw Sachs.
Por, sipas gazetës “ The Sun”, BBC-ja nuk ishte i vetmi rrjet televiziv, që u braktis nga audienca për shkak të mbulimit të gjërë të lajmeve për Princin Philip.
Edhe ITV dhe Channel 4 shënuan humbje të audiencës.