Prishtinë, Kryeministri merr shtëpi me qira
Albin Kurti pak ditë pasi rimori zyrën e Kryeministrit në Prishtinë, ka ndërruar apartamentin.
Mediat fotografuan banesën e re të Albin Kurtit dhe në përpjekje për të konfirmuar lajmin kontaktuan zëdhënësin e tij, i cili për shkaqe sigurie nuk ka dhënë detaje, por nuk e ka mohuar se tashmë ky është fakt.
Komshinjtë e rinj të Kryeministrit të Kosovës kanë thënë se banesa është marrë me qira. Ndërsa ata të vjetërit nuk e kanë kuptuar se nuk e kanë më Kryeministrin në lagje.
Albin Kurti, Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka deklaruar një pasuri afro 400 mijë euro, ndërsa para se të shpërngulej me familjen në shtëpinë e re, e cila nga foto duket më e madhe, banonte me qira në një apartament 60 m2.