Princi Harry do të ketë dëshmitar në dasmë, Dukën e Kembrixhit
Vetëm tri javë, na ndajnë nga dasma mbretërore në Britaninë e Madhe.
Princi Harry dhe Meghan Markle, do të shkojnë në altar më 19 maj, në Windsor Castle dhe këto janë ditët që po finalizohen detajet e fundit.
“Princi Harry i kishte kërkuar të vëllait, Dukës së Kembrixhit, të ishte dëshmitar”, – shkruhet në njoftimin e pallatit mbretëror.
“Duka i Kembrixhit është i nderuar që të jetë njeriu më i rëndësishëm”, – thuhet në deklaratën e shkurtër.
Vlen për t’u kujtuar, se Harry ka pasur të njëjtin rol, kur Princi William u kurorëzua me Kate Middleton.
Në dasmë, priten të jenë pjesëmarrës rreth 600 vetë, ndërsa rreth 2.600 të ftuar do të jenë pjesë e festës në kështjellë.