ISIS rizgjohet: Sulm SHBA-së dhe vendeve të koalicionit

Zëdhënësi zyrtar i ISIS, Abul-Hasan Al-Muhajir, bëri thirrje për sulme ndaj SHBA-së dhe vendeve të koalicionit që sulmojnë Shtetin Islamik.

Lajmi u bë publik nga analistja Rita Katz, në Twitter, e cila i referohet fjalimit të publikuar në internet nga Al-Muhajir, raporton ‘La Reppublica’.

Abul-Hasan Al-Muhajir, foli për “fazën e re” në luftën e ardhshme kundër Rusisë dhe Iranit:

“Bëjini këto vende teatrin e të gjitha veprimeve tuaja, në mënyrë që paganët dhe rusët të shijojnë pak ferrin e tiranisë së tyre”.

Këto thirrje vijnë teksa pritet dënimi ndaj Salah Abdeslam, i vetmi i mbijetuar i sulmeve të Parisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *