Zgjedhjet lokale, Kryemadhi: LSI e vendosur në pozicionin opozitar

LSI nuk e përjashton mbështetjen e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Në fjalën e saj kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se partia që drejton është e vendosur në pozicionin e saj opozitar
.“Nuk është vendim që më përket mua, u përket strukturave të partisë. Zgjedhjet lokale nuk kanë të bëjnë me programe politike po dhe individët. Individi do të jetë ai që do të garojë. Nuk garon Monika si kryetar e LSI, po individi për kryetar bashkie dhe individët në listat e këshillave bashkiak dhe në fund të ditës janë ata që përplasen për problemet. Përsa i përket bashkëpunimit elektoral, LSI është e vendosur në pozicionin e saj opozitar”, tha Kryemadhi.