HomeRajonArsenal armësh në Zubin Potok? Policia konfiskon AK-47, qindra fishekë dhe pajisje...

Arsenal armësh në Zubin Potok? Policia konfiskon AK-47, qindra fishekë dhe pajisje ushtarake

Një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh është konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë disa bastisjeve në Zubin Potok.

Në një prej operacioneve, në shtëpinë e një të dyshuari u gjetën një AK-47, një revole, 446 fishekë, 42 krehër, një radiolidhje dhe pajisje të tjera ushtarake.

Në një tjetër banesë, policia konfiskoi 178 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy radiolidhje, një gazmaskë dhe pajisje për armë.

Kontrollet zbuluan municione edhe në një shtëpi të pabanuar, ku u gjetën 30 fishekë dhe pesë gëzhoja të armëve të gjata.

Por operacioni nuk u ndal këtu. Në dy bastisje të tjera u sekuestruan pushkë gjuetie, një revole dhe municione.

Shifrat dhe lloji i pajisjeve të sekuestruara ngrenë pikëpyetje serioze: pse një sasi e tillë armësh dhe pajisjesh ushtarake ndodhej në banesa në Zubin Potok dhe për çfarë qëllimi?

Tashmë pritet që hetimi të zbardhë origjinën e armëve, mënyrën e sigurimit të tyre dhe nëse ato lidhen me ndonjë aktivitet kriminal apo grup të organizuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments