Sevilla shkarkon trajnerin

Sevilla e ka shkarkuar trajnerin Vincenzo Montella, pas rezultateve shumë të dobëta. Mobntellan do ta zëvendësojë Joaquin Caparros, deri në fund të këtij sezoni, sipas ESPN.

Montella e mori drejtimin e Sevillës pas shkarkimit të Eduardo Berizzos në dhjetor, por pati vetëm 11 fitore në 28 ndeshje. Fati i italianit u vulos pas humbjes së Sevillës 2-1, ndaj Levantes, të premten mbrëma.

Pa humbur kohë, Caparros e ka sjellë me vete stafin për katër ndeshjet e mbetura në ‘La Liga’ këtë sezon.

62-vjeçari do të prezantohet para medieve, mesditën e të dielës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *