ABBA rikthim me 2 këngë të reja, pas 35 vitesh

ABBA kanë konfirmuar se po rikthehen, duke regjistruar në fshehtësi të plotë dy këngë të reja, 35 vjet pas ndarjes së grupit.
Yjet suedezë të popit janë në përgatitje e sipër të në një turneu, ku do të publikojnë edhe këngët e reja.

“Vendimi për turneun ishte i papritur” – janë shprehur katërshja, në një konferencë për shtypin.
“Menduam se, do të ishte kënaqësi që të ishim përsëri bashkë, në studiot e regjistrimit, pas rreth 35 vjetësh. Dhe ja ku jemi. Dukej sikur koha kishte ndalur dhe ne ishim ndarë, vetëm sa për në një festë të shkurtër. Një përjetim tejet i bukur!” – kanë thënë këngëtarët.